Albspirit

Media/News/Publishing

Basha kërkon falje: Gabimet dhe mëkatet që ka bërë PD me ish-të përndjekurit

Mbrëmjen e së shtunës në çadrën e protestës u shfaq një dokumentar mbi diktaturën i regjisorit Besnik Bisha i financuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe fondacioni “Konrad Adenauer”. Për kreun e PD-së Lulzim Basha ky ishte një moment reflektimi për atë që ka ndodhur me ish-të përndjekurit.

“Gjermanët e dinë më mirë se çdo komb tjetër në Europë se çdo të thotë të kujtosh dhe të mos harrosh, dhe për fat të keq, ne shqiptarët kemi bërë lëshime dhe gabime të mëdha në këtë drejtim me 26 vitet e fundit.

Nuk e kam fjalën thjesht dhe vetëm për paketat e dëmshpërblimit financiar, të cilat duhet të kishin qenë të përmbyllura sot për të gjithë të përndjekurit, dhe është një turp i madh që nuk janë përmbyllur, dhe që ne vazhdojmë dëgjojmë dhe i kemi lënë dorë sharlatanëve dhe persekutorëve dhe bijve të persekutorëve të flasin e të bëjnë akoma propagandë me këtë çështje. Ky është padyshim një mëkat dhe një gabim shumë i madh dhe një faj i Partisë Demokratike, i cili do të ndreqet menjëherë.

Kemi bërë shumë, por kur s’e kemi mbyllur punën nuk ka vend për justifikime por ka vend për ndjesë dhe ndjesë të thellë që shpresoj të pranohet nga të gjithë të përndjekurit politikë dhe pasardhësit e tyre, fëmijët e tyre” – e mbyll Basha.

Please follow and like us: