Benardi në BB9: Damiano, krimbi i vogël që po na ngatërron
Damiano ndodhet tek këndi i cigares me Armelën, Xhenin dhe Kleodianën, ndërsa Benard diskuton në dhomë me Egnajtin dhe Musanë.
Ai flet për lojën brenda shtëpisë së Big Brother.
“Kemi pretenduar për fushe me lule këtu brenda, por asnjëri nuk e ka gjet fushë me lule dhe ka njerëz që kanë atë ambicien për të folur vazhdimisht. Duhet një tip që të flasë, sepse kur jemi ne të tjerët të gjithë vërtetë, do të duhet një krimb i vogël për të na ngacmuar pak, për ta shkelur me këmbë”, u thotë ai.
Benardi thotë se përgjigjet e Damianos nuk janë të sinqerta dhe se shumica e atyre që ai thotë janë gënjeshtra për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Egnajti kërkon që të mos e gjykojnë shumë, ndërsa Benardi thotë se me këtë sjellje, Damiano është në qendër të vëmendjes për keq.