Haley: Rusia është përfshirë në zgjedhjet amerikane
Ambasadorja amerikane pranë Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, deklaroi të dielën se “nuk ka pyetje” për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, të cilat u mbajtën vitin e kaluar.
“Rusia është përfshirë në zgjedhje. Nuk ka pyetje rreth kësaj”, tha Haley për rrjetin televiziv amerikan ABC.
Ajo ka theksuar se SHBA-të nuk dëshirojnë që ndonjë vend të jetë i përfshirë në zgjedhjet amerikane.
Please follow and like us: