Izraeli kërcënon ashpër
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka paralajmëruar armiqtë e Izraelit që të mos e testojnë shtetin hebre, duke thënë se kushdo që e kërcënon ekzistencën e Izraelit e vë veten në rrezik të ekzistencës.
Ai i bëri këto komente gjatë një ceremonie inauguruese të një interceptuesi të përbashkët raketor të SHBA-së dhe Izraelit, transmeton Express.
“Mbrojtja e pragut të shtëpisë është e rëndësisë më të madhe. Kushdo që tenton të na godasë, do të goditet nga ne. Ata që e kërcënojnë ekzistencën tonë, e vënë veten në rrezik të ekzistencës,” ka thënë Netanyahu.
Interceptuesi raketor “David Sling”, i cili është i dizajnuar që të ofrojë mbrojtje ndaj raketave të gamës së mesme që mund të vijnë nga militantët e Hezbollahut të mbështetur nga Irani, është funksionalizuar sot gjatë ceremonisë, njofton ushtria izraelite.
Please follow and like us: