Albspirit

Media/News/Publishing

Lamtumirë poetit Yevgey Yevtushenko

Poeti i njohur rus, Yevgey Yevtushenko, ka vdekur në një spital në Tusla të Oklahomës në moshën 84-vjeçare. Miku i ngushtë i poetit, Mikhail Morgulis, i ka thënë agjencisë TASS më 1 prill se “pesë minuta më parë, Yevgeny Aleksandrovich ka ndërruar jetë”. Yevtushenko ishte dërguar në spital gjatë 31 marsit. Gruaja e tij, Maria Novikova dhe dy djemtë e tyre, Dmitry dhe Yevgeny, raportohet se kanë qenë pranë poetit kur ai ka ndërruar jetë. Për vdekjen e Yevtushenkos, presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur ngushëllimet e tij. “Yevtushenko ka qenë një poet i madh dhe trashëgimia e tij është pjesë e kulturës ruse”, ka thënë zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov. I lindur në Siberi më 1932, Yevtushenko ka publikuar përmbjedhjen e parë poetike më 1952. Po atë vit, në moshën 20-vjeçare, ai u bë anëtari më i ri i Unionit të Shkrimtarëve sovjetikë. Sipas mediave ruse, poeti i ndjerë kishte shprehur dëshirën që të varrosej në Peredeliko, në periferi të Moskës, ku prehen komuniteti i shkrimtarëve. Ai thuhet se ka shprehur dëshirën që të varroset pranë laureatit të Çmimit Nobel, Boris Pasternak.

Please follow and like us: