LSI: Retorika e PPSH nuk ndihmon Shqipërinë
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama i ka cilësuar analizat e qeverisjes së bëra sot në Asamblenë Kombëtare të PS-së, si retorika patetike të Partisë së Punës së 1989-ës.
Në lidhje me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, Luan Rama u shpreh se Kryeministri dhe ministrat e tij duhet ta bëjnë me LSI analizat e qeverisjes në këto 4 vite dhe jo me eufori të njëanshme, në një prononcim për Balkanweb.
Teksa bëri një vlerësim për situatën aktuale dhe shkarkimin e 4 ministrave nga Rama pak kohë më parë, kreu i grupit parlamentar të LSI pohoi se Bledi Çuçi nuk duhej hequr nga posti i ministrit për Pushtetin Vendor.
“Retorika patetike e PPSH-se se 1989-es nuk na ndihmon për Shqipërinë Europiane. Analizën e qeverisjes duhet ta bëjmë sebashku jo me eufori dhe njëanshmëri. Për LSI-ne ministri me i suksesshme Blendi Cuci qe drejtoi reformën administrative. Bledi Cuci nuk duhej shkarkuar. Ne socialistet qe mbajmë mend Libofshem nuk mund t’ja leme kauzen e zgjedhjeve te lira çadrës se Saliut. Zgjedhjet e lira e pluraliste kauza jone e madhe.”-tha Rama.