Luan Starova merr Dekoratën e “Legjionit të Nderit” nga shteti i Francës
Luan Starova, shkrimtari shqiptar nga Shkupi, anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, është dekoruar nga presidenti i Francës me Dekoratën “Legjioni i Nderit”, që është edhe një mirënjohje e lartë për të nga shteti francez, pasi është edhe bartës i dekoratës më të lartë të këtij shteti – “Komandanti i Arteve dhe Letërsisë” nga viti 2000, transmeton Gazeta Express.
Këto dekorata i ndahen akademikut Starova për kontributin e madh në zhvillimin e marrëdhënieve Francë-Maqedoni gjatë periudhës kur ishte ambasadori i parë i Maqedonisë në Francë.
Romanet e Starovës, të botuara në Maqedoni në shqip dhe maqedonisht, janë përkthyer në më shumë gjuhë, ndërsa sukses të posaçëm te kritika kanë përjetuar në Francë./Gazeta Express/
Please follow and like us: