‘Provokon’ ish-ministri i Metës: LSI del forcë e parë politike
Ish ministri i Drejtësisë, Nasip Naço shkruan në faqen e tij në facebook, se LSI do të arrijë një fitore spektakolare në 18 qershor, ndërkohë që në Berat do të dalë forcë e parë politike.
Kjo përgjigje vjen në një kohë kur situata mes PS-LSI është me e tensionuar se kurrë, ndërkohë që PS pret një përgjigje për koalicionin.
Statusi i Naços
Qindra të rinj dhe të reja të Kuçovës mirëpriten këtë fundjavë në një takim të jashtëzakonshëm dhe shumë entuziast Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
LSI është forca e të rinjve dhe ne jemi krenarë për rolin që luajnë ata në rritjen e pandalshme të LSI-së.
Ashtu si në të gjithë Shqipërinë edhe në Kuçovë energjia dhe vizioni i të rinjve do e prijë LSI-në në një fitore spektakolare më 18 qershor për të garantuar një shans për të gjithë në Shqipërinë evropiane.
#LSI Forcë e Parë në Qarkun e Beratit
#NjëShansPërRininë
#NjëShansPërTëGjithë