SALI BERISHA: 2 Prilli, dita e martirëve të Votës së Lirë!
Te dashur miq, ne mengjesin e 2 prillit te vitit 1991, Ramiz Alia dhe klika e tij lane Shkodren, bastionin e antikomunizmit ne Shqiperi dhe ne Europe, me gjakun e te rinjve te saj. Pas grabitjes se zgjedhjeve te 31 marsit, si per te festuar fitoren e vjedhur me jetet e te rinjve demokrate, fallangat e krimit te diktatorit te fundit komunist hapen zjarr ndaj protestuesve paqesore dhe kryen ne Shkoder nje masaker te vertet.
Ne kete masaker rane per t’u bere te pavdekshem anetari i kryesise se Partise Demokratike, Arben Broci dhe te rinjte veprimtare te PD, Bujar Bushanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu si dhe u plagosen mbi 87 qytetare te pafajshem.
Sot pas 26 viteve mbare shqiptaret perulen me respektin me te madh dhe nderimin me te thelle para kujtimit te ndritur dhe vepres se pavdekshme Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Besnik Cekes, Nazmi Kryeziut qe rane per t’u bere te pavdekshem ne protesten e tyre paqesore per voten e lire.
Sot pas 26 viteve, perseri ne demokratet jemi ne proteste per idealet per te cilat flijuan jeten martiret e Shkodres. Sakrifica sublime e tyre eshte nje thirrje per çdo shqiptar qe i beson lirise te protestoje dhe te mbroje me çdo sakrifice voten nga klika e narkotrafikanteve ne pushtet eshte frymezim i pashterrshem per te vazhduar betejen tone per rivendosjen i lirise se votes per shqiptaret!
Nderim per jete martireve te dy prillit!