SHBA intensifikon kritikat ndaj Rusisë për Ukrainën
Administrata e Presidentit Donald Trump i intensifikoi kritikat për Moskën të premten, kur dy nga zyrtarët më të lartë të saj denoncuan sjelljen e Rusisë ndaj Ukrainës dhe rikonfirmuan vazhdimësinë e sanksioneve.
Në vizitën e tij të parë në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e akuzoi Rusinë për “agresion” në Ukrainë dhe u tha homologëve të rij se aleanca është “jetike për t’u bërë ballë ndërhyrjeve të padhunshme, por ndonjëherë të dhunshme të Rusisë” në rajon.
Ai tha gjithashtu se sanskionet amerikane ndaj Moskës do të mbeten në fuqi derisa “të heqë dorë nga veprimet” që i bënë ato të nevojshme. Uashingtoni i vendosi sanksionet pas aneksimit të kadishullit ukrainas së Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe i zgjeroi ato pasi Moska filloi t’u japë ndihmë ushtarake separatistëve pro-rusë në Ukrainën lindore.
Edhe Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis kritikoi ashpër Rusinë, duke u thënë gazetarëve në Londër se “shkeljet” e ligjit ndërkombëtar nga Rusia janë tashmë “të dokumentuara, që nga ajo që ndodhi me Krimenë deri në aspekte të tjera të sjelljes së tyre, si ndërhyrja në zgjedhjet e vendeve të tjera”, që ka gjasa të ishte një reference ndaj ndërhyrjes ruse në fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të vitit të kaluar.
Një ligjvënës rus me peshë, Alexey Pushkov reagoi duke thënë se administrata aktuale nuk dallon aspak nga ajo e kaluara përsa i takon qëndrimin ndaj Rusisë.