Albspirit

Media/News/Publishing

Vritet lideri i IS-it në Egjipt

Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Egjipt është vrarë në sulmet ajrore të muajit të kaluar, ka thënë sot ushtria e Egjiptit.

“Pas sulmit ajror të 18 marsiit dhe pas hetimeve të sigurisë, kemi zbuluar se Salem Salmy al-Hamadeen, i njohur si Abu Anas al-Ansari është vrarë”, thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Hamadeen është njëri prej themeluesve të grupit Ansar Bayt al-Maqdis, që tash njihet me emrin Provinca Sinai e Egjiptit. Ai ishte përgjegjës për trajnimin e militantëve. Ushtria njofton se ai vdiq nga plagët e marra pas sulmit ajror.

Grupi militant në Egjipt i ka shpallur besnikëri ndaj Shtetit Islamik më 2014. Ai është përgjegjës për vrasjen e qindra ushtarëve dhe policëve egjiptianë.

Please follow and like us: