Albspirit

Media/News/Publishing

BE i mbyll derën Maqedonisë: Pa zgjidhur krizën politike s’ka mbështetje prej nesh

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk pas takimit me presidentin Ivanov është shprehur se Maqedonia s’ka alternativë tjetër përpos BE-së dhe zgjidhjen nga kriza politike do të duhet ta gjejë vetë Maqedonia.

“Vij me një porosi të fuqishme nga liderët dhe institucionet e BE-së, perspektiva juaj është e padyshimtë. Ju mbetet juve që të gjeni zgjidhjen për krizën politike të bazuar në demokraci. Vetëm një zgjidhje e tillë do të jetë e qëndrueshme”, është shprehur Tusk.

Njeriu i parë i BE-së ka falënderuar Ivanovin për ndihmën që ofroi Maqedonia në krizën e refugjatëve, dhe në fund i ka bërë me dije se nuk do ta ketë mbështetjen e BE-së derisa të gjendet zgjidhja e duhur për kalimin e krizës politike.

“Kur ta gjeni zgjidhjen do të mund të konsideroni në mbështetjen tonë,” është shprehur Tusk.

Please follow and like us: