Albspirit

Media/News/Publishing

Meta flet për herë të parë për qeveri besimi, i “fal” PD-së mandatin e tij dhe të ministrave të LSI

Kreu i Kuvendit Ilir Meta në një deklaratëj pas mbledhjes së Kryesisë së LSI ka qënë i qartë vetëm në një pikë: atë që ajo nuk do të bëhet pjesë e një farse zgjedhore ku këto të fundit realizohen pa pjesëmarrjen e opozitës, ndërsa sa përket koalicioni me PS Meta tha se është i hapur.

Kreu i LSI-së Ilir Meta foli për herë të parë për një qeveri besimi siç e quajti ai, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Vendi në këto momente ka nevojë për një qeveri besimi për të garantuar zgjedhje të lira, garantimin e një lufte të ashpër dhe pa asnjë kompromis ndaj fenomenit të drogës, si dhe garantimin dhe realizimin e plotë të procesit të dekriminalizimit. Realizimi i reformës zgjedhore, kusht i domosdoshëm dhe detyrim ende i papërmbushur.  Një qeveri të besimit për zgjedhje të pranuara nga të gjithë, e cila do të garantojë mospërfshirjen e administratës dhe veçanërisht policisë në zgjedhje, dhe çdo përpjekje për financime kriminale në zgjedhje“, tha Meta

Ai tha se është i gatshëm për të sakrifikuar mandatin e tij dhe të ministrave të LSI-së, por jo të deputetëve. Meta sqaroi se kjo do të thotë që LSI t’i japë këto mandatet opozitës në kushtet e mosbesimit të thellë që ajo ka për zgjedhjet e 18 qershorit.

LSI vendos të vë në dispozicion të zgjidhjes të gjitha mandatet e saj politike, që nga i kryetari i Kuvendit, të ministrave si dhe gjithë postet e përfaqësimit të sajKjo është një mënyrë për t’i dhënë një lloj qetësie, sigurie, besimi opozitës, se mund të ketë një rolë në këtë proces, duke filluar nga ministri i Drejtësisë, dhe ministritë e tjera që LSI ka, apo zyrtarët e tjerë të LSI-së në administratët publike. Secili duhet të lërë diçka për këtë zgjidhje politike në mënyrë që shqiptarët të fitojnë qetësinë që duan dhe demokracia të mos hyjë në një qorrsokak pa kthim por të hedhë një hap madhorë përpara dhe solid, ta mbyllë njëherë e mirë çështjen e zgjedhjeve të kontestuara ”, shtoi Meta.

I pyetur nga gazetarët, nëse në këtë qeveri mirëbesimi, parashikohet që Rama të vijojë të jetë kryeministër, Meta u përgjigj: “Rama duhet të punojë t’i japë besim opozitës për zgjedhje”.

Meta tha se nëse kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha nuk ulen në dialog, vendi do të shkojë në situata të pakontrolluara me pasoja të paparashikueshme.

Kryesia e LSI pasi analizoi me përgjegjësi të lartë situatën aktuale politike që po kalon vendi vlerëson për krizën politike dhe çështjen e zgjedhjeve, se situata në politikë është tejet e tensionuar, reforma zgjedhore dhe ajo në drejtësi janë të bllokuara. Ndërkohë që konstatojmë një rënie të dukshme të besimit të qytetarëve tek politika dhe institucionet. Retorika politike agresive, provokative, po dominon zhvillimet dhe sjelljen politike. Në këto kushte duhet dialog urgjent dhe zgjidhje politike. Cdo vonesë e çon vendin në drejtime të panjohura, të paktrolluara me pasoja të paparashikueshme. Vlerësojmë së Rama dhe Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese dhe konfliktuale. Vlerësojmë iniciativën e zotit Shpëtim Idrizi ditët e fundit si një përpjekje për fillimin e dialogut dhe zgjidhjen e krizës politike” , – tha Meta.

Please follow and like us: