Albspirit

Media/News/Publishing

Presidencialet në Francë, artistët njëzëri kundër Le Pen

Kur kanë mbetur pak javë nga zgjedhjet presidenciale franceze, bota e kulturës është angazhuar kundër lideres së Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, favorite në sondazhe. 
Në një apel të publikuar në gazetën “Liberation”, mbi 100 personalitete të botës së artit, spektaklit dhe kulturës deklarojnë se Le Pen ka mbërritur tashmë në dyert e pushtetit.

“Ndaj ne kërkojmë që t’ia zëmë rrugën në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe në ato politike që do të vijnë më pas”, thonë yjet e shoëbizit francez.

Mes tyre spikasin emrat e Lea Seydoux, Renaud, Jean Pierre dhe Luc Dardenne, Amos Gitai, Zazie, Iam, Valeria Bruni Tedeschi, etj. “Në fjalimin e saj të fundit për kulturën Le Pen tha se Franca duhet të rigjejë madhështinë e saj. Por arti nuk është bërë për t’i shërbyer madhështisë së Francës”, thuhet në deklaratën e artistëve. Në të vlerësohet se, “liria e mendimit, krijimit, ajo për të interpretuar dhe kritikuar çfarë funksionon dhe çfarë nuk funksionon në botë janë gjëra të çmuara”.

Please follow and like us: