Qindra diplomatë dhe ushtarë turq kërkojnë azil në Gjermani
Të paktën 262 diplomatë turq dhe personel i ushtrisë kanë aplikuar për azil në Gjermani, prej grushtshtetit të dështuar të korrikut, për të cilin Turqia e fajëson mbështetësit e kleriut Fethullah Gulen, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Brendshme të Gjermanisë.
Numri i qytetarëve të Turqisë që kanë kërkuar azil në Gjermani është rritur pas grushtshtetit të dështuar dhe Turqia ka paralajmëruar aleatët e NATO-s, që të refuzojë aplikimet për azil të ushtarëve, të cilët dyshohet se kanë lidhje me Gulenin, përcjell REL.
Zëdhënësja e ministrisë së Brendshme gjermane, Annegret Kroff, ka thënë se 151 aplikantë kanë pasur pasaporta diplomatike, ndërkaq 111 kanë pasur pasaporta pa tarifë, të cilat qeveritë iu lëshojnë personelit ushtarak dhe shërbyesve civilë kur udhëtojnë për punë.
Please follow and like us: