Shops, shërbimi më i ri i Facebook
Facebook po lançon Shops, një shërbim që do t’i lejojë bizneset të nxjerrin dhe shesin produkte në platformat më të mëdha të rrjetit social në botë, tha shefi ekzekutiv, Mark Zuckerberg. Udhëheqësit e ndërmarrjeve që krijojnë platforma miqësore për biznesin, do të gjenerojnë të ardhura të reja nga reklamat, edhe pse rritja e numrit të përdoruesve po ngadalësohet. Dyqanet në Facebook do të bashkojnë së paku disa nga këto përpjekje, duke i bërë të mundur bizneseve të krijojnë një dyqan të vetëm në internet, të arritshëm si me Facebook ashtu edhe në Instagram. Një veçori check out-i do të mundësojë blerje brenda aplikacionit, ndërsa një veçori më e integruar e mesazheve, do të lejojë klientët të bisedojnë me bizneset, përmes whatsApp, Messenger ose Instagram Direct. Zuckerberg tha gjithashtu se rrjeti më i madh social në botë do të punojë më ngushtë në integrimin e produkteve me Shopify (SHOP.N) (SHOP.TO) dhe shtatë platforma të tjera të tregtisë online. Ashtu si veçoritë e tjera të tregtisë elektronike të Facebook, Shops do të jenë falas, që bizneset të kenë akses me shpresën se do të rrisin angazhimin e konsumatorit dhe shitjet nga reklamat.