Sulmi terrorist në Rusi, Mogherini: Jemi pranë popullit rus, BE po monitorin situatën
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi para disa orësh në metronë e Shën Petersburgut të Rusisë.
Në llogarinë e saj në Twitter, Mogherini ka thënë se Bashkimi Evropian është duke ndjekur me kujdes situatën.
”Bashkë me ministrat e Jashtëm të BE-së po ndjekim të gjitha lajmet që vijnë nga Shën Petersburg. Mendimet tona janë me të gjithë popullin rus”, ka përfunduar ajo në mesazhin e saj në Twitter.
Please follow and like us: