4 shenjat e horoskopit që flirtojnë më shumë se të tjerët
Karakteri është karakter, mund të përpiqesh të ndryshosh por ‘rrënjët’ do të jenë po ato. Për disa, flirtimi është mënyrë jetese, pavarësisht statusit që kanë. Më shumë se të tjerët bien në sy shenjat e mëposhtme të horoskopit…
E gjeni veten?
1. Shigjetari
Njihet për shpirtin e tij të lirë, ku argëtimi është shumë i rëndësishëm. Sipas intv.al shigjetarit i pëlqejnë udhëtimet dhe lëvizja e vazhdueshme. Gjithashtu, ata që i përkasin kësaj shenje janë të gatshëm që t’i kapin në ajër rastet e këndshme të jetës.
2. Binjakët
Një ndër shenjat e ajrit që nuk bindet lehtë të krijojë diçka serioze me dikë. Njihet si natyrë flirtuese dhe mërzitet shumë nëse qëndron gjatë në të njëjtin vend. Sipas intv.al binjakët mundohen të bëjnë çmos që të jenë të kënaqur në jetë. Në çdo moment janë në kërkim të gjërave të reja. Flirtimin e kanë pjesë të jetës së tyre.
3. Dashi
Njerëzit e kësaj shenje, janë tipa që flasin hapur dhe flirtojnë sa herë i jepet mundësia. Si shenjë zjarri, duan të rrezikojnë shumë për të përjetuar gjëra të reja në jetën e tyre. Besimi që kanë në veten e tyre i bën ata të kenë sukses kur flirtojnë me dikë që pëlqejnë.
4. Luani
Zemra e një luani është plot pasion dhe e e pakushtëzuar. Motoja e një luani është: “ Jeta duhet shijuar sa më shumë”. Ata japin maksimumin e tyre në çdo gjë që bëjnë dhe nuk mendojnë gjatë për pasojat e veprimeve të tyre.