Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumenti me firmën e Ramës: Ervin Koçi bëhet drejtor i AMF

Politiko.al ka siguruar vendimin e Kryeministrit Rama, i cili i kalon Kuvendit për votim emrin e Ervin Koçit si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Mbikqyrës Financiar. Ervin Koçi do të jetë në detyrën e re për pjesën e mbetur të mandatit që iu ndërpre ‘për shkelje’ paraadhëses së tij, Enkeleida Shehu, bashkëshorte e njërit prej krerëve të partive të koalicionit opozitar.

Koçi u dorëhoq pak ditë më parë si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, duke njoftuar se aspironte për të marrë përgjegjësi publike që do e ndihmonin në zhvillimin professional.

Më herët në këtë post ishte Enkeleda Shehi, por me kërkesë të Partisë Socialiste ajo u shkarkua. LSI e kundërshtoi shkarkimin e Shehit, ndërsa ish-drejtoresha e konsideroi vendimin e PS si presion politik dhe presion nga grupe të caktuara që kanë interesa në AMF.

Please follow and like us: