Qeveria propozon deputetin e vet për Kreun e AMF
Pak ditë pas shkarkimit të kreut të AMF, Shehi, qeveria ka propozuar ish deputetin socialist të Fierit për të drejtuar një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit që supozohet të jetë edhe person i pavarur dhe profesionist.
Ervin Koci i cili dha dorëheqjen nga Parlamenti para dy javësh tashmë ka marrë edhe zyrtarisht rrugën për të drejtuar agjencinë e që kontrollon lëvizjen e parave të shoqërive të sigurimit dhe agjencive financiare në vend.
Qeveria ka propozuar sot Parlamentit, emrin e Ervin Kocit.
“Qeveria vendosi propozimin, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të kandidaturës së z.Ervin Koçi, për anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, i cili do të mbajë funksionin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit, për periudhën e mbetur të mandatit, të anëtarit të liruar nga kjo detyrë”, thuhet në vendimin e Qeverisë.