Albspirit

Media/News/Publishing

Sali Berisha komenton qeverinë e besimit të propozuar nga Meta

Ndaj kërkesës së kreut të opozitës Lulzim Basha për dialog pa kushte, Rama përdor si mburoje kushtet. Për Edvinin, libri themelor i shtetit një herë quhet Kushtetute e herën tjetër prostitutë!

Kështu, në vitin 2007 kur ai kërkoi shtyrjen, dhe zgjedhjet u shtynë tre muaj vetëm për certifikatën e gjendjes civile për zgjedhësin, e cila në Tiranë dhe 70% të vendit lëshohej nga bashkitë socialiste, ajo nuk ishte Kushtetute, por ishte thjesht prostitutë!

Kurse tani që Rama ka mbushur vendin me droge, banda, krim dhe që opozita kërkon qeveri teknike dhe shtyrje të zgjedhjeve për të patur zgjedhje të lira, Rama mbron karrigen e tij duke thënë se shtyrjen e zgjedhjeve nuk lejon Kushtetuta, sikur Kushtetuta lejon mbushjen e vendit me drogë dhe krim, të lidhur direkt me Edvinin.

Kësaj i thonë: karrigia e para! Në veprat e Remarkut ështrë një personazh në një spital psikiatrik, i cili për shkak të sëmundjes në varësi nga hëna ndërronte emrin kur i shkonte e dashura për vizitë, njëherë e priste si Albert e herën tjetër si Robert!

Me këtë rast i bëj thirrje Edi Ramës të heqë çdo kusht dhe t’iu përgjigjet thirrjeve të opozitës, por edhe të aleatit në qeverisje të tij, mos të bllokojë, por të nisë menjëherë dhe pa kushte dialogun për zgjidhjen e krizës së rëndë të vendit!

Please follow and like us: