Zona Schengen me rregulla të reja, kontrolle të rrepta të pasagjerëve
Në kufijtë e BE-së do të aplikohen rregulla të reja të zonës Schengen, që përfshijnë kontrollin e pasagjerëve, për të mbrojtur BE-në nga terrorizmi.
Prej 7 Prillit, shtetasit e vendeve të tjera dhe qytetarët e BE-së do të kontrollohen tërësisht në kufi, rregulla është parashikuar se do të shkaktojë pritje të gjata dhe trauma për udhëtarët. Kontrolle të forta do të bëhen në kufijtë pa pasaporta të BE-së, raporton BalkanInsight.
Deri më 7 Prill, zyrtarët e kufirit do të kryejnë kontrolle bazë, por që nga 7 Prilli e tutje do të kontrollojnë të gjitha dokumentat si në hyrje dhe në dalje, përfshi edhe të njerëzve që e kanë të drejtën të udhëtojnë lirshëm brenda për brenda Bashkimit Europian.
Do të merren masa të ashpra edhe për abuzimin me pasaporta të humbura dhe të vjedhura.