Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Paratë e ARMO u përdorën për lobim në Uashington nga qeveria

Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot pasdite te cadra e protestës se me paratë e naftës, të ARMO-s po paguhen lobistë në Uashngton për të luftuar kundër jush, qytetarëve.

“Me miliardat e naftës shqiptare po paguhen lobistë edhe amerikanë e të tjerë për të mbajtur në këmbë oligarkët në vend që të shkojnë për investime. Ky është komploti më tinzar në histori ndaj shqiptarëve. Kjo është maska e republikës së vjetër, komplotit të krimit dhe korrupsionit. Lobistët që paguhen në Uashington e diku tjetër nga nafta shqiptare, nga ARMO, nuk duan t’ia dinë nëse ju keni bukë apo lapsa dhe fletore për fëmijët.

Por Uashnigtoni dhe Europa kanë qëndruar jo sot por tash 100 vjet, jo në krah të hajdutëve por në krah të shqiptarëve, Shqipërisë dhe kombit shqiptar sic qëndrojnë edhe sot në krahët e kësaj lëvizjeje të fuqishme. Ora po vjen që do të kthejnë paratë e naftës shqiptare me të cilat kanë lobuar kundër demokracisë shqiptare”, tha Basha.

Kreu i opozitës tha se po shembet republika e vjeter e hajduterise, varferise, vjedhjes. “Po shembet se po e shembni ju, lëvizja me qytetare që është bërë ndonjëherë në 100 vitet e fundit në Shqipëri. Republika e vjetër është komplot politik, ekonomik kundër shqiptarëve. Në këtë komplot përfitojnë një grusht njerëzish, një grusht qytetarësh. Ata kanë shëndertruar vendin në parcelë drogë për të kultivuar dhe trafikuarv atë drejt një vendeve të tjera. Janë një grusht njerëzish një grusht oligarkësh që kanë shtënë në dorë të gjithë tenderat përmes korrupsionit. Janë një grusht politiknësh të korruptuar, një grusht aligarkësh që i mbajën në këmbë. Ky është komploti. Ekonomia është shkatërruar nga ky komplot që është kundër shqiptarit të thjeshtë, shumicës së shqiptarëve demokratë e socialistë.

Ata kanë shumë për të humbur, miliardat e buxhetit që nuk ua dhanë asnjëherë shqiptarëve, kanë për të humbur miliardat e drogës. I lidhën fëmijët dhe nënat e tyre sytë me shami dhe i nisën të punojnë në punishtet e drogës si skllevër”, deklaroi Basha.

Basha tha se ka përpjekje që debati të kthehet në Pazar. Për këtë Pazar kanë hedhur gjithçka kanë, për të mbajtur në këmbë qeverinë që e mbyti vendin në hashash, mbylli integrimin në Europë dhe rrezikon heqjen e vizës.

Duan një dialog fasadë si ai i 6 qershorit të vitit të kaluar. Monolog shterpe nuk pranoj , tha Basha. Pranoj dialog me 2 kushte, qeveri teknike dhe zgjedhje te lira.

Please follow and like us: