Albspirit

Media/News/Publishing

Demollari: Si udhëtonim me Boingun e diktatorit Caushesku te Dinamo

Është një nga futbollistët mit në Shqipëri por edhe përtej saj. Sulejman Demollari ka mbetur në kujtesën e sportdashësve si ikona e futbollistit punëtor, me një teknikë të jashtëzakonshme, brilant në galopimet e tij në krah me Dinamon e Tiranës, Kombëtaren e Madhe dhe padyshim me shenjën e pashlyeshme që ka lënë në kujtesën e ekipit të madh rumun, Dinamo Bukureshtit.

E takojmë sot në fushën e dikurshme, këtu ku nisi hapat e parë të karrierës sportive me Dinamon e Tiranës, Një histori që nis te futbolli i rrugicave të lagjes, më pas te pikasja në klasat sportive deri të ngjitja e vrullshme e hapave te moshat e më tej te Dinamo e madhe.

Demollari është i atillë që spikat që në ndeshjen e parë me Dinamon. Me të cilën u shpall dy herë kampion i Shqipërisë në vitet 1986 dhe 1990 dhe po kaq herë fitues i Kupës së Shqipërisë.

Ylli i tij si Kuqezi, nis e jep shkëndijat e para në Kampionatin Evropian të Shpresave, ku Shqipëria pasi eleminon ne grupe Turqinë dhe Austrinë, eliminon edhe Gjermaninë e Berti Vogst, për tu ndalur ne rrugën drejt 8 me te mirave nga Italia.
Pjese e një plejade te shkëlqyer futbollistesh, Demollari do te përjetonte ne vitin 1986 me Kombëtaren e madhe edhe ëndërron për të shkuar për herë të parë në një Kampionat Botëror. Ku janë të pashlyeshme ndeshje si ajo me Belgjikën e Shifos dhe Polonine e Bonjekut.

Vitet 80 kanë një brez të shkëlqyer futbollistësh. Dhe si të tillë nuk do të mungonin edhe ofertat nga kampionate elitare të futbollit. Ku në qendër të këtyre ofertave nuk kishte si të mungonte edhe ajo për Demollarin.
Pasi dha gjithcka me Dinamon e Tiranës, është e jashtëzakonshme historia e kalimit të Demollarit të gjigandët e Dinamos së Bukureshtit. Ku falë mikut të tij Vasil Toci dhe dëshirës së jashtëzakonshme që kishte Presidenti i ekipit rumun Vasil Janul, u bë i mundur kalimi i Demos te ekipi legjendar i Bukureshtit. Një histori që nis me një peripeci që e tregon vetë Demollari sot.

Historia si ngeci makina për në Rinas

Mikëpritja dhe pritshmëria në Rumani për Demollarin ishte e madhe. Sikundër edhe shuma e pabesueshme e parave që ju ofruan në kontratë një futbollisti që vinte nga kampionati shqiptar i regjimit komunist. Mjafton një detaj si ai që Dinamo udhëtonte në transfertat europiane me avionin e ish diktatorit rumun Caushesku, për të kuptuar luksin që kishte ky ekip në vitet ‘90.

Demollari u kthye shpejt në një idhull te Dinamo e Bukureshtit. Që në vitin e parë fiton titullin. Dhe sot mban ende famën e të huajit më të mirë që ka luajtur te Dinamo e Bukureshtit.

Po kaq e jashtëzakonshme është edhe historia kur shumë vite më pas shkoi të takojë në burg ish-Presidentin e tij Vasil Janul
Për teknikën dhe mënyrën se si lëvizte në fushë Sulejman Demollari është quajtur edhe Platinia shqiptar. Kapiten i madh me Dinamon e Tiranës, Kapiten i padiskutueshëm.

Please follow and like us: