Donald Lu po përgatit takimin Basha-Rama
Ambasadori amerikan Donald Lu po punon prej disa ditësh për një takim mes Kryeministrti Rama dhe Kreut të opozitës Basha por takimi po vonohet për shkak të debateve rreth axhendës dhe formës së mbajtjes së tij, sipas top channel.
“Jam i gatshëm për të biseduar dhe unë vetë do të preferoja në çadër. Kam dy ditë që pres vendin dhe orën për të folur”, ka pohuar Rama sot në Parlament.
Top Channel mësoi se kreu i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar një takim të përgatitur paraprakisht nga stafet përkatëse.
Burime pranë kabinetit të Bashës bëjnë të ditur për këtë tv se që prej mëngjesit të së enjtes stafi politik i kryetarit të opozitës ka qenë në pritje të një takimi për të përgatitur takimin me zotin Rama.
Por deri tani kjo nuk ka ndodhur, sepse, siç thuhet nga opozita, pala tjetër këmbëngul vetëm për vendin dhe orën e takimit, por jo për përgatitjen e tij. Basha e paralajmëroi të mërkurën se ishte kundër një dialogu fasadë.
“Nëse do të ketë dialog politik, ky dialog nuk do të kthehet kurrë në një pazar të pistë të disa politikanëve të opozitës me disa politikanë të mazhorancës”, deklaroi Basha gjatë një fajle që mbajti te cadra e opozitës nj ditë më parë.
Burime pranë stafit të zotit Basha thanë se kjo do të thotë se takimi me Ramën nuk mund të jetë si ai i 6 qershorit për reformën në drejtësi, që rezultoi një takim “show” dhe pa asnjë rezultat./TCh/