Albspirit

Media/News/Publishing

Elio Laze-Ramës: Tempullin e demokracisë e ktheve ti o i paaftë në qesharak, ti dhe të inkriminuarit e tu

Një ndër eksponentet e LSI-së, ka reaguar ashpër sot pas fjalës së Ramës së mbajtur në Kuvend ku ky i fundit, akuzonte kreun e tij, Ilir Meta, për qesharak dhe se do hynte në histori si kryetar qe nuk mbajti kurrë rregull. I menjëhrshëm ka qënë dhe reagimi i një prej anëtarëve më aktiv të LSI.

Ja statusi i plotë i Elio Laze-s në profilin e tij në facebook:

Tempullin e Demokracise e ktheve ti o i paafte ne qesharak. Ti dhe Prenga. Ti dhe Frroku. Ti dhe Ndoka. Ti dhe Ndocaj. Ti dhe Elvisi. Ti me Termetin. Ti me Sajmirin tend. Ti dhe korrupsioni qe e fute ne cdo qelize te ketij shteti. Ti dhe droga qe u mboll ne cdo cep te Shqiperise nga te besuarit e tu. Ti e ktheve jo vetem Parlamentin ne qesharak per sa thashe me siper, por ti ktheve edhe qeverine ne qesharake. Ti me Beqen tend. Ti dhe Lindita jote. Ti dhe Gjiknuri jot. Ti ktheve ne qesharak edhe pushtetin vendor. Ti dhe Gjushi jot. Ti dhe lali jot. Prandaj o qesharak kryeminister. Bej detyren e fundit dhe largohu. Largohu per te vetmen arsye. Te mbash te parin dhe te fundit premtim. Te Rilindesh kete vend. Largohu o qesharak- perfundon Laze.

Please follow and like us: