Albspirit

Media/News/Publishing

Fajtori kryesor i krizës nuk është PD, por LSI

Arben Duka

Të gjithë me padurim e pritëm,
se ç’do na thoshte shoku Metë,
por pas të tijit deklarim,
filloi kriza e vërtetë!

Një kryesi në LSI,
të gjithë i kalon në filtër,
por s’je-kur je në qeveri,
edhe aktor-edhe arbitër!

Kuptohet dhe me sy të lirë,
dhe pse i ra anës e anës,
të gjithë barrën mirë e mirë,
e hodhi në kurriz të Ramës!

Kjo “Qeveria e Besimit”,
e bukur është në të dëgjuar,
ama çadëre e Lulëzimit,
s’ka asnjë shpresë për ta pranuar!

Në fakt qëndrim i LSI-së,
duket se palët i ka tundur,
po nga gjithë pikat e shpëtimit,
asnjë variant nuk është i mundur!

Tani i duhet Edi Ramës,
të bëhet shpejt një magjistar,
dhe t’i mbushë mendjen Luli Bashës,
të shkoi në zgjedhje sa më parë!

Ky është misioni i pamundur,
dhe këtu mbyllet historia,
Luli nuk hyn-se është betuar,
ndaj nuk do hyjë as LSI-ja!

Zgjidhja e Metës nuk jep zgjidhje,
është komplet demagogji,
me maxhorancën nuk ka lidhje,
por është për çadrën garanci!

Unë nuk e di si e kuptoni,
s’e di në shqip se si përshtatet,
edhe vazhdoj koalicionin,
edhe PD-së i jap mandatet?!

Këto-mor Like janë sofizma,
ose më saktë palo teatër,
atë që tash po bën Lulashi,
ti do ta bësh pa hyrë në çadër!

Kur SHQUP-i thotë-nuk hyj në zgjedhje,
askush nuk thotë-na u prish gjiza,
po kur e ndjek nga mbrapa Meta,
ahere po-që fillon kriza!

Këtu në fakt e kemi shkruar,
se si mullar do bëhet muti:
“Çelësin e krizës e ka Meta,
po s’dimë në ç’vrimë do ta futi?!”

Tani çdo gjë u bë e qartë,
si hyn në krizë Shqipëria,
edhe fajtori kryesor,
s’do jetë PD-por LSI-ja!

Nëse PD-ja ka vendosur,
ta hedhi vendin në humnerë,
këta që dinë të japin zgjidhje,
do t’i shkojnë pas dhe këtë herë!

Gjer në momentin që po flasim,
s’është situatë dramatike,
po Ilir Meta oksigjen,
i dha Partisë Demokratike!

Tani e tutje Edi Rama,
edhe e ka-dhe s’e ka Metën,
dhe Rama vetë tani s’e di,
nëse do shkojë në zgjedhje vetëm?!

Please follow and like us: