Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-Miss Bota, tashmë kryetare e bashkisë së Gjibraltarit

Kaiane Lopez dikur ishte shpallur Miss Bota, ndersa sot suksesi i saj ka marrë tjetër drejtim. Ajo është shpallur kryetare e bashkisë së Gjibraltarit, raportojnë mediat e huaja. Kaiane ka thënë se kjo pjesë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë britanike, është ndjerë ashtu dhe do të ndihet britanike. Lopez madje në llogarinë e saj në Instagram përkrah kësaj fotografie të postuar ka zgjedhur ta citoj një thënje të Nënë Terezës. ”Unë nuk mund ta ndryshoj botën e vetme, por mund të hedh një gurë në të gjitha ujërat për të krijuar më shumë valë”, ka shkruar ajo përkrah fotos ku ka marë urime të shumta.