Albspirit

Media/News/Publishing

Izraeli emëron për herë të parë një diplomate muslimane në përfaqësitë jashtë vendit

Ministria e Jashtme e Izraelit ka caktuar të mërkurën Rasha Atamny-n që ta përfaqësojë vendin jashtë, në ambasadën në Ankara, duke e bërë atë të parën diplomate muslimane të vendit hebre.

Rasha Atamny do të shërbejë si sekretare e parë në ambasadën izraelite në kryeqytetin turk.

Ajo është një 31-vjeçare palestineze, dhe bëhet e para muslimane që zgjidhet për ta përfaqësuar Izraelin jashtë.

Atamny ka lindur në Baka el-Garbije, një qytet me më pak se 30.000 banorë në anën izraelite të kufirit të Bregut Perëndimor. Ajo më herët ka studiuar për psikologji.

Izraeli dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje pajtimi verën e shkuar, duke i dhënë fund një periudhe të akullt gjashtëvjeçare në marrëdhëniet mes tyre.

Please follow and like us: