Albspirit

Media/News/Publishing

LSI dhe PDIU “braktisin” socialistët, nuk shkojnë në Kuvend

U bënë disa seanca që ministrat e LSI-së nuk marrin pjesë në punimet e parlamentit, por sot seancën e kanë bojkotuar edhe deputetët e kësaj partie. Seanca e së enjtes ka nisur në orën 11:45 dhe asnjë deputet, ministër dhe madje as kreu i Kuvendit, Ilir Meta nuk ndodhen në sallë.

fot

Veç socialistëve, edhe ata jo të gjithë, në punimet plenare, nga opozita marrin pjesë vetëm dy deputetët e LIBRA-s, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi si edhe deputeti i përjashtuar nga PD, Mhill Fufi.

Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga gazetarja Marsela Karapanço për BalkanWeb” vihet re edhe mungesa e Shpëtim Idrizit dhe deputetëve të PDIU-së, aleati tjetër në qeverisje i kryeministrit Edi Rama.

2

Nuk dihet nëse përfaqësuesit e LSI-së dhe PDIU-së kanë pasur një axhendë më të rëndësishme se seanca plenare ose nëse kjo braktisje ka lidhje me zhvillimet e fundit politike dhe kërkesën për qeveri besimi dhe dialog mes palëve. Ndërkohë që edhe sot PD e zhvilloi seancën e saj në çadër, kur për 12 ditë bëhen 2 muaj nga ngritja e saj para Kryeministrisë.

Please follow and like us: