Media italiane: Thellohet kriza politike në Shqipëri
Kriza politike në të cilën është zhytur vendi ynë ditët e fundit ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Media italiane i kanë kushtuar sot një artikull situatës aktuale politike në Shqipëri, duke komentuar se kriza po thellohet akoma më tepër.
Që prej 18 shkurtit Partia Demokratike dhe aleatët e saj po protestojnë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për një qeveri teknike, si e vetmja mënyrë për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita nuk ka marrë pjesë në seancat parlamentare dhe nuk do të marri pjesë në zgjedhjet lokale në Kavajë. Përveç kësaj, PD ka thënë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, nëse nuk jep dorëheqjen qeveria Rama dhe nësë nuk krijojnë një qeveri teknike.
Lideri i opozitës Lulzim Basha theksoi vendosmërinë e tij për të luftuar deri në fund për çështjen e tij:
“Unë nuk tërhiqen nga kjo betejë pa luftuar deri në fund për vendimin që kemi marrë së bashku, për një qeveri teknike dhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, gjatë gjithë kësaj periudhe, i ka konsideruar kërkesat e Partisë Demokratike të paligjshme. Ai tha se është i vendosur që t’i mbajë zgjedhjet më 18 qershor, edhe nëse opozita nuk do të marrë pjesë.
Më 22 mars, kryeministri Rama ka thënë para deputetëve të Partisë Socialiste:
“Ndërkohë që askush nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje, Partia Socialiste do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do të marrë 140 deputetë në Parlament dhe me votën e saj do të miratojë ligjin për reformën në drejtësi dhe çdo reformë tjetër”.
Më 26 mars, ka deklaruar në facebook:
“PD duhet ta harroj qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Të mos humbasim kohën pas kërkesave të Partisë Demokratike “.
Ndërsa më 2 prill, Rama ka thënë:
“Nuk është problemi ynë, dhe ne nuk na intereson aspak nëse vendi mbetet pa opozitë.”
Në mbrëmje pas Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, dy partnerët e koalicionit në qeveri, lideri i PS Edi Rama dhe lideri i LSI Ilir Meta, të shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, kanë ngrënë darkë së bashku. Më pas media ka njoftuar se takimi ishte pozitiv.
Gjithashtu, pas një mbledhje të LSI-së, kryetari i parlamentit Meta bëri deklaratën e mëposhtme:
“LSI ka vendosur të vëjë në dispozicion të krizës politike në vend të gjitha mandatet të saj politike, nga mandati i Kryetarit të Parlamentit, mandatet e ministrave, të gjitha deklaratat politike nga përfaqësuesit e saj .
Në qoftë se udhëheqja e Partisë Socialiste nuk jep të gjitha garancitë opozitës, në mënyrë që ajo mund të jetë pjesë e procesit zgjedhor, LSI jo vetëm që nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë, por as edhe e një farsë elektorale.
LSI është e qartë se në mes të së majtës dhe të djathtës zgjedh të majtën dhe në mes të zgjedhjeve demokratike dhe farsës elektorale zgjedh zgjedhjet demokratike. “
Pas deklaratës së Metës, ne jemi tani duke pritur për reagimin e kryeministrit Rama në qoftë se ai do të merrë pjesë vetëm në zgjedhjet kombëtare, ose nëse do të pranoj kërkesat e opozitës.