Ministri britanik: SHBA-BE duan që Shqipëria të mbajë zgjedhjet e të zbatojë Vettingun
Ministri i Sigurisë së Britanisë së Madhe, Ben Wallace në një intervistë në Ora News për gazetaren Ilva Tare tha se ajo që Europa dhe SHBA pret nga Shqipëria të zbatojë reformën në drejtësi, të mbajë zgjedhjet dhe të zgjidhë ngërcin politik.
Ministri i sigurisë së britanisë së madhe, Ben Wallace, tha se Bashkimi Europian dëshiron që të shohë zbatimin e vettingut dhe reformës në drejtësi. Wallace tha se i takon qytetarëve dhe medias të vlerësojë se si po zbatohet ajo. Lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë, Wallace tha se dy vendet për herë trë parë kanë një marrëveshje ekstradimi, ndërsa Britania do të sjellë në Shqipëri 3 ekspertë që do të luftojnë krimin si dhe do të ndihmojnë në ndjekjet penale.
“Gjëja kryesore që duam të shohim është pikërisht zbatimi, vetting-u. Gjysma tjetër e reformës është zbatimi i saj, në disa aspekte mendoj se po shkon mirë, por do të jetë media në shqipëri ajo që do të vlerësojë se si po zbatohet ajo. Besoj se ky do të jetë një vlerësim që duhet ta bëjnë zgjedhësit dhe media juaj”, deklaroi ai.
Sipas Ben Wallace, BE dhe SHBA dëshirojnë që Shqipëria t’i mbajë zgjedhet dhe t’i japë fund ngërcit politik. Ministri britanik tha se investitorët e huaj kanë nevojë për stabilitet politik
“I vetmi koment që do të kisha është që BE-ja dhe ShBA-të dëshirojnë shumë që Shqipëria t’i mbajë zgjedhjet e ta kalojë ngërçin aktual politik. E di për shembull që për momentin ekziston një konflikt në lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Ajo që investitorët duan është një vend i sigurt ku të bëjnë biznes, ata nuk duan korrupsion. Ata duan stabilitet në sistemin politik dhe duan të kenë besim në shtetin e së drejtës”, vijoi Wallace.
Lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, Wallace tha se Britania e Madhe do të sjellë në Shqipër 3 ekspertë që do të ndihmojnë me ndjekjet penale, si dhe për herë të parë, Shqipëria dhe Britania e Madhe kanë një marrëveshje ekstradimi
“Do te sjellim ketu ne Tirane tre eksperte qe do te punojne per ndjekjet penale, me hetimet financiare si edhe me gjetjen e mënyrave sesi mund t’i larogjmë njerëzit nga krimi.Ne nga ana tjetër mund të themi që kemi konfiskuar disa para të vjedhura në Shqipëri e që tashmë ndodhen në Britani dhe duam t’i kthejmë këto para në Shqipëri. pra është një marrëdhënie reciprokeSë bashku me ministrin e drejtësisë nënshkruam një marrëveshje ekstradimi, që në mos gaboj është e para që prej vitit 1923. Për shembull nëse Shqipëria kërkon që dikush të ekstradohet nga Britania në Shqipëria, kjo marrëveshje e mundëson tashmë një proces të tillë”, tha ai.
Wallace tha se 75% e të dënuarve shqiptarë në Britani janë për shkak të trafikut të drogës, ndërsa theksoi se nuk është e vërtetë që shqiptarët janë në vendet e para për të dënuar në burgjet britanike, por janë nga mesi i listës.
“Nuk është e vërtetë. nuk jeni në krye të renditjes e as të dytët. Jeni diku në mes të listës. Rreth 75% e të burgorsurve shqiptarë janë dënuar për vepra penale që kanë të bëjnë me lëndët narkotike”, tha Wallace.