Ministri izraelit: Assadi dha urdhrin e sulmit kimik
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman u shpreh sot se është 100 përqind i sigurt se presidenti sirian, Bashar al Asad ka dhënë drejtpërdrejtë urdhrin për sulmin kimik të dyshuar, që ka shkaktuar të paktën 86 të vdekur.
“Sulmi u zhvilluar me urdhër të drejtpërdrejtë dhe të paramenduar të presidentit sirian Bashar al Asad, me avionë sirianë. Këtë e them 100 për qind i sigurit”, deklaroi Lieberman për të përditshmen izraelite “Yediot Aharonot”.
Por ai nuk ka saktësuar se mbi çfarë provash bazonte sigurinë e tij.
Ministri kritikoi gjithashtu mosreagimin e komunitetit ndërkombëtar, duke vlerësuar se reagimi është “zero” dhe theksoi se nuk e dinte nëse Rusia, aleate e regjimit të Asadit, ishte e implikuar në sulmin kimik.