QEVERISJA E VËRTETË DEL NGA SOVRANI
Aleksandër ÇIPA
Do të duhej të sqarohej koncepti për ndryshimet mes Qeverisë Teknike dhe Qeverisë së Besimit…
Si do të ndryshojë formula mes njërës dhe tjetrës? Kush janë garantët e besimit dhe si konceptohen ” të besuarit”. Kush është njësia vlerësuese e besimit dhe pse do të konsiderohen të besuar disa dhe te tjerët jo?!
Ndarja e qeverisësve të tanishëm në të besuar dhe të pabesueshëm, mbart në thelb diaboli dhe fyen e injoron tronditshëm Sovranin. Këto lojra bëhen në prag të çastit kur Sovrani ka legjitimitetin të përcaktoje dhe zgjedhë qeverisësit e rinj.
Qeverisjet e salduara në rrugë manipulimesh dhe sidomos në tryeza portative oligarkësh politikë, janë të destinuara të ngrihen në terren dhe për kohë pa gravitet. Ato që dalin nga Sovrani, kanë legjitimitet dhe gravitet.
Për mendimin tim, këtij Parlamenti i ka mbetur vetëm një seancë mocioni besimi, përderisa nuk pati kurrë mocion mosbesimi dhe më pas, nëse nuk rezulton ajo që kërkon opozita, një dorëheqje e kryeministrit Rama dhe futje në zgjedhje.
Kriza që vjen nga lart, nuk është kurrësesi e njëjtë me atë që shpërthen nga qytetarët. Kjo është arsyeja që shqiptarët janë bërë më të maturuar dhe më lexues nga sa mendojnë oligarkët e makutërisë së pashoqe në gjithë me nder Lindjen që e shembi Perëndimi dhe po e përfshin Europa.