Albspirit

Media/News/Publishing

Rama konspirativ, i kujton Metës “dobësinë” që tregonte për Berishën në kuvend

Opozita ka më shumë se 6 javë që nuk vjen në Kuvend, por Edi Rama nuk e ka harruar “dobësinë” që Ilir Meta ka pasur gjithmonë për Sali Berishën. Eshtë kujtuar edhe njëherë në seancën parlamentare, kur Ilir Meta nuk ishte në sallë. Madje e ka akuzuar drejtuesin e seancave, se e bëri parlamentin më qesharak të historisë, me kohën që i dha Berishës për të folur.

“Ky parlament do hyjë në histori, si parlamenti më qesharak i Republikës së Shqipërisë, jo për kriminelët, as për injorantët, por për një gjë tjetër. Është parlamenti më qesharak në botë, se këtu kurrë nuk ka pasur rregull, këtu në këtë parlamnent. Dhe janë minutazhet atje, opozita, që është një e treta, ka folur më shumë sa e gjithë aleanca qeverisëse dhe lideri i saj ka folur trefishin tim, që nuk shquhem për fjalime të shkurtra dhe nga kjo pikëpamje opozita ka pasur të gjitha mundësitë që ne s’i kishim” tha Rama.

Përmendja e tolerancës që tregoi Ilir Meta ndaj Sali Berishës për 4 vjet, bëhet nga Rama në kulmin e konfliktit PS-LSI. Më shumë se një kritikë për detyrën e Kreut të Kuvendit, kjo deklaratë e tij ngjan me një paranojë, apo me besimin e një teorie konspirative që po qarkullon kohët e fundit, sipas të cilës, mes Ilir Metës dhe Sali Berishës ka pasur një marrëveshje dhe se asgjë nuk është rastësi në këtë që po ndodh.

Please follow and like us: