Albspirit

Media/News/Publishing

Rama i përgjigjet ashpër Metës e Idrizit

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur aleatëve të tij, të cilët thonë se nuk mund të ketë zgjedhje pa opozitën.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama tha se kjo është një përpjekje e paguar dhe e sponsorizuar.

Sipas tij, çadra e opozitës mbushet vetëm për shfaqje televizive, pasi në të kundërt do të ishin mbushur me qytetarët gjithë rrugët e Shqipërisë.

“Partia Socialiste nuk përbën thjesht një kërcënim si fituesja më e mundshme e zgjedhjeve, por një kërcënim si garancia e vetme e shqiptarëve për të mos u ndalur me zbatimin e reformës në drejtësi. Ndaj po përpiqen me çdo kusht të mos e lënë PS të futet në zgjedhje. Përpjekja për t’iu thënë shqiptarëve se zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë është një përpjekje e sponsorizuar, e paguar nën dorë, për të treguar një të vërtetë qesharake. Nëse do ishim në kushtet kur kjo qeveri do të kishte kufizuar liritë, atëherë me siguri nuk do kishim çdo ditë një çadër bosh, që mbushet vetëm për shfaqje televizive, por do kishim popullin në të gjitha rrugët e Shqipërisë”, tha Rama.

Please follow and like us: