Rusët, presion Vuçiçit me anë të një dokumenti: Të parët e tij tradhtuan ortodoksinë dhe u konvertuan në katolikë
Vazhdon presioni rus ndaj Aleksandër Vuçiçit për të formuar qeverinë e re serbe, tashmë që është në krye të shtetit si president. Moska kërkon që delfini i saj, ministri i Jashtëm Iviça Daçiç, të drejtojë qeverinë e Beogradit.
Dhe prej ditësh ka nisur një presion të fortë, pas atij që Vladimir Putin i bëri në Kremlin vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale.
Nuk dihet cili ka qenë pakti në Moskë, por fakt është se Perëndimi po mbështet njerëzit në protestë për të mos lejuar rrëshqitjen drejt Kremlinit.
Ndërkohë, një ish-koleg i Vuçiçit në partinë e tij, kur ajo quhej Partia Radikale, Lubisha Petkoviç, që ka qenë homolog me presidenti e ri serb, ka botuar një libër i cili risillet në pah nga mediat e Beogradit.
Në librin e tij “Haške Muke”, Petkoviç, ka nxjerrë në shesh një dokument mbi ndërrimin e fesë së familjes së Aleksandër Vuçiçit.
Në dokumentin e datës 19 qershor 1941 shihen disa familje serbe të Bugojnosë të cilat kishin ndërruan fenë nga ortodokse në katolike.
Familjet si Kadijeviç, Lukiçi, Preljak dhe Vuçiç kishin nënshkruar kalimin e tyre në besimin katolik në praninë e fratit Mijo Filipoviç.
Në emër të familjes Vuçiç kishte nënshkruar Angjelko Vuçiç. Kjo ka ndodhur pikërisht dy muaj pas pushtimit nazist të Jugosllavisë nga disa Panzer-Division, duke vënë në pushtet qeveritë e ashtuquajtura kolaboracioniste.
Siç dihet pjesa e viseve shqiptare në Kosovë, Mal të Zi, Preshevë e Maqedoni, u vu nën administrimin e Mëkëmbësit të Mbretit të Italisë, Emanueli III.
Siç dhe e preferojnë përkrahësit apo dashamirësit e figurave politike që asaj kohe, praktikisht u vu në zbatim “Shqipëria Etnike”.
Dhe ndërkohë, bashkë me administratën, Roma dërgoi edhe misionarët e Kishës Katolike në zonat e brendshme serbe në veri të Kosovës por edhe në ato në jug të Shqipërisë ku Greqia kishte pretendimet e saj, si Himara përshembull.
Dalja e faktit që Vuçiç ka një lidhje katolike nxjerr në pah ndoshta edhe arsyen e preferencës së tij nga Perëndimi, e kryesisht nga Angela Merkel që është dhe kryetarja e Partisë Kristian-Demokrate Gjermane.
Duket si koiçidencë, por edhe Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, edhe pse me tradita ortodokse në familje, ka shpallur se është pagëzuar si katolik.
Dhe praktikisht krijoi rastin e parë që Shqipëria të drejtohet nga një kryeministër i këtij besimi, gjë që solli në shtator të 2014 edhe Papa Françeskun në Tiranë, i cili i bekoi dhe të birin, Zahon e sapoardhur në jetë.