Albspirit

Media/News/Publishing

Sharon Stone, mirënjohje shqiptarëve: Faleminderit, me gjithë zemër

Mediat dhe figurat më të njohura italiane, i bënë jehonë misionit të 30 mjekëve dhe infermierëve që kanë shkuar në Bergamo për të ndihmuar shtetin fqinj, në luftën ndaj koronavirusit.

Shqipëria e vogël dha mesazhin se nuk harron dhe nuk braktis, ndaj solidariteti i saj, kaloi dhe kufijtë e Europës.

Lidhur me të, ka reaguar edhe aktorja e famshme hollivudiane, Sharon Stone. Përmes një insta story në llogarinë e saj në Instagram, aktorja ikonike e “Basic Instict” ka publikuar një fotografi të emigrantëve shqiptarë që niseshin drejt Italisë në vitin 1991.

Teksa përmend faktin që italianët i ndihmuan shqiptarët 30 vjet më parë, Sharon ka falenderuar nga zemra vendin tonë.

“30 vjet më parë Italia vendosi t’i ndihmonte ata. Sot, Shqipëria po dërgon mjekë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri, me gjithë zemër”, shkruan Sharon.

Please follow and like us: