Albspirit

Media/News/Publishing

Tiranë, grabitet një firmë private

 

Një firmë private është grabitur në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte. Policia e Tiranës njofton se në Fushë-Prezë, tek një firmë, kanë hyrë 4 persona të armatosur.

Menjëherë janë nisur shërbimet e policisë dhe rojet private të kësaj firme kanë deklaruar se dy prej grabitësve kanë qenë të armatosur. Ata kanë hyrë brenda rrethimit, kanë arritur të neutralizojnë rojet, ndërkohë që dy personat e tjerë kanë kontrolluar zyrat e firmës.

Mendohet se grabitësit kanë arritur të marrin rreth 70 000 lekë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Please follow and like us: