Xhensi Lalaj, një emër që premton
Xhensi sapo ka mbaruar studimet për stiliste në Universitetin “Fahmoda” në Gjermani Hannovër dhe për diplomimin e saj, ajo ka realizuar një koleksion veshjesh të cilin e ka quajtur Eternity (Roma Eterna). Ajo është frymëzuar nga gladiatorët dhe imperatorët e Romës antike dhe ka realizuar disa vepra arti të realizuara me dorë.
Siç shohim edhe nga fotot koleksioni është tepër i veçantë dhe del në pah talenti i Xhensit. Ajo është evidentuar nga mediat gjermane si një emër që premton në fushën e modës. Gazeta Bild shkruan: “Stilistja e re Xhensi Luan Lalaj i nxjerr modelet e veta si gladiatore të patrembura në rrethin e modës”.
E pyetur nga “alb-spirit.com” ajo këtë koleksion ia dedikon familjes së saj dhe veçanërisht babait që patën besimin dhe i dhanë kurajon për të ecur përpara.
Xhensi me pasionin për artin dhe modën nuk do të ndalet me kaq, ajo do të vazhdoj ëndrrën e saj për të sjell koleksione edhe më të bukura duke ruajtur stilin e saj tepër unik që e bën edhe të dallohet nga shumë e shumë emra të tjerë të fushës së modës.