Albspirit

Media/News/Publishing

Anbeta Toromani nuk i ndahet baletit klasik

Pas suksesit në “Amici”, në fillim si konkurente e më pas si balerinë profesioniste në Canale 5, me siguri, shumë prej jush mund të kenë pyetur se çfarë bën sot balerina e njohur.

Ajo e la programin në 2013-n, ku u kthye një vit më pas në cilësinë e jurisë dhe pastaj në 2015 si mentore përgjatë fazave “Serale” të spektaklit.

Por pavarësisht reduktimit të impenjimeve në “Amici”, balerina nuk ka reshtur kurrë së kërcyeri, në teatër, por edhe nëpër spektakle të ndryshme në Itali dhe në botë.

Edhe pse mësa duket i ka thënë lamtumirë televizionit, për Anbetën, vitet e fundit kanë qenë të mbushura me aktivitete.

Në prill të vitit të kaluar, ajo ishte protagoniste e baletit komik, “Coppelia”  në Teatrin San Carlo të Napolit, në teatrin “Verdi” të Triestes dhe në Teatrin Regio di Parma.  Ndër të tjera, ka interpretuar edhe Zhuljetën tek “Romeo dhe Zhujeta”.

  • ETIKETIME
Please follow and like us: