Basha tregon kush do të jetë ministër në qeverinë teknike
I ftuar në emisionin “Opinion”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për kushtin e opozitës për zgjedhjet, qeverinë teknike
Gazetari Blendi Fevziu e ka pyetur Bashën se çfarë kupton ai me qeveri teknike dhe cili do jetë profili i ministrave?
“Njerëz të cilët nuk janë aktivë në jetën e partive politike, dhe që kanë reputacion në publik dhe gëzojnë mbështetjen e partive politike të cilat i propozojnë”, – u përgjigj Basha.
Ndërkohë lideri i Partisë Demokratike ka refuzuar cilësimin e Fevziut ‘do t’i peshkoni’.
Please follow and like us: