Albspirit

Media/News/Publishing

Greqia dhe kreditorët arrijnë marrëveshje për ndihmën ekonomike

Greqia dhe kreditorët e saj arritën një marrëveshje gjatë bisedimeve për të garantuar ndihmën e radhës për Athinën.

Sipas disa burimeve pranë negociatave, mësohet se një kompromis politik është arritur për ulje të tjera në shpenzime dhe arritjen e reformave.

Ky kompromis i mundëson kreditorëve të Greqisë të zhvillojnë një rishikim të financave dhe të japin pjesën e dytë të ndihmës financiare të arritur në qershor 2015.

Greqia ka nevojë që kjo hua të jepet në muajin e ardhshëm nga Mekanizmi Evropian i Stabilitetit, fondi për shpëtim i eurozonës, që të shlyejë borzhet brenda afatit.

Please follow and like us: