Ilir Meta: Kush ka frikë nga zgjedhjet e lira, ka frikë reformën në drejtësi
Kreu i Kuvendit Ilir Meta tha në studion e “Arena” me gazetarin Dritan Hila, se retorikat për reformën në drejtësi, nuk e kanë ndihmuar zbatimin e saj. Ai tha se kush ka frikë nga zgjedhjet ka frikë nga reforma në drejtësi.
Meta: Unë nuk kam pasur asnjë shqetësim përvec shqetësimit që të bëhej me konsensus. Unë e dija mirë kush ishin pasojat e mosbërit me konsensus. komisioni i Venecias ka luajtur një rol të rëndësishëm për të rrëzuar shumë përpjekje të cuditshme dhe jo të argumentuara. Ato ndryshime që ne kemi kaluar janë ndryshime që do ndihmojnë për të sjellë transformim të sistemit të drejtësisë. Por e gjithë fushata atëherë, edhe tani Vetting Vetting është më shumë pjesë e një retorike elektorale sesa vullnet për të zbatuar këtë reformë seriozë. Ndërkohë nuk na ka penguar kjo reformë për të luftuar drogën, krimin dhe kanabisin.
Pyetje: Bëjnë aluzione segmente të shtypit dhe politikës se kjo reformë pengohet nga Berisha dhe ju sepse kanë frikë se do jenë viktimë të kësaj reformë dhe do goditen prej saj.
Meta: Këtë frikë e kanë ata që i janë shmangur transparencës së kësaj reforme. Qëndrimet e mia kanë qenë më transparente se e cdo aktori vendas dhe ndërkombëtar. Qëndrimet e mira kanë qenë të njëjta me Ramën, Bashën, ndërkombëtarët dhe madje u kam thënë mos vazhdojmë takojmë njëri-tjetrin kështu dhe mos kuptojmë cpo ndodh. Kjo duhet bërë me konsensus, ndryshime kushtetuese në mënyrë të njëanshme me atë përbërje që kishte parlamenti dhe me ato probleme të dekriminalizimit do të thotë jo vetëm një konflikt dhe mos zbatim i kësaj reforme, jo vetëm blookimi i dialogut politik, por edhe shumë pasoja të tjera për vendin. Të gjitha këto kanë qenë përpjekje për të më kompleksuar mua, gjë tërësisht absurd në mbajten e qëndrimeve parimore.
Edhe sot mund të dëgjojmë që shiko se po ndihmohet çadra me qëndrime të tilla etj. Sjelljet përjashtuese për të mos thënë diktatoriale ndaj opozitës janë shumë të gabaura. Ashtu sic është i gabuar fjalimi i Bashës apo Berishës. Por në fund farë opozita ka një protestë paqësore, bojkoti është i dënueshëm, por kauza për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e drejtë, por ne si mazhorancë nuk duhet të tregojmë frikë. Kjo është e domosdoshme sepse kjo do të thotë se ai që ka frikë nga zgjedhjet e lira ka frikë edhe nga reforma në drejtësi.