Albspirit

Media/News/Publishing

Ish kryetarja e Gjykatës së Lartë merr 42 paga shpërblim

Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar pjesërisht kërkesë padinë e ish kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, duke e rikthyer këtë të fundit në punë, si dhe duke e dëmshpërblyer me 42 pagesa.

Beteja e saj gjyqësore ka nisur pasi në muajin mars 2013, pas përfundimit të mandatit si kryetare e Gjykatës së Lartë bëri kërkesë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për t’u emëruar si gjyqtare në Apelin e Tiranës.

Kërkesë kjo që nuk u morr parasysh nga KLD, dhe për këtë refuzim Beçaj ngriti padi në Gjykatën Administrative. Në 5 prill 2017 kjo e fundit e pranoi pjesërisht kërkesë padine e saj,duke vendosur detyrimin e KLD të firmosë akti-emërimin e Shpresa Beçaj si gjyqëtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, por edhe detyrimin për ti paguar asaj dëmshpërblimin e shkaktuar nga mosmarrja në shqyrtim e kërkesës së paditëses. Vendimi i Gjykatës Administrative përbën titull ekzekutiv nga Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor.

Please follow and like us: