News 24, për herë të parë në krye të listës së preferencës televizive të shqiptarëve
Mbrëmjen e djeshme, kryeministri Rama, kryedemokrati Basha dhe kryeparlamentari Meta ishin të ftuar në studiot e tre televizioneve. Respektivisht, Rama ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, Basha në studion e “Opinion” në TV Klan dhe Meta në “Arena” në Ora News. Oraret e emisioneve ishin të njëjta, duke filluar rreth orës 21:00, pikërisht në kohën e pikut të shikueshmërisë, të njohur ndryshe nga specialistët e fushës edhe si ‘Prime Time’. Për pasojë, Rama-Basha-Meta mbrëmë kishin edhe një “garë” tjetër mbrëmë, përtej asaj politike. Mbrëmë tre liderët ishin në garë për audiencën e shqiptarëve.
Lexo.al bëri një vëzhgim të audiencës së intervistave si në rrjetet sociale (Facebook ku u transmetuan drejtpërdrejtë), ashtu edhe të dhënave nga matjes në kohë reale e audiencës së televizioneve nga Abacus Research që e ofron këtë shërbim që prej Qershorit 2011.
Ajo që bie në sy është diferenca e thellë e Ramës, si në rrjetet sociale dhe në audiencën e televizionit News 24, i cili për të parën herë, del i pari duke lënë pas Top Channel e TV Klan, si edhe Ora News.
Kështu, News 24 arriti një vlerë mesatare shikueshmërie prej 223,625 teleshikuesish (me vlerë rating 95% dhe share 16.89%), ndërsa TV Klan me 180,161 teleshikues (rating 0.03 dhe share 16.05%) dhe Ora News me 124,289 të tillë (rating 5.28% dhe share 9.39%).
Televizioni | Rating Person | Rating % | Share % |
News 24 | 223,625 | 9.50 | 16.89 |
Top Channel | 212,491 | 9.03 | 16.05 |
TV Klan | 180,161 | 7.65 | 13.61 |
Ora News | 124,289 | 5.28 | 9.39 |
Vizion Plus | 104,569 | 4.44 | 7.90 |
TVSH | 54,397 | 2.31 | 4.11 |
Ndërsa sa i përket audiencës në Facebook deri në orën 10:00 të paradites së sotme, shifrat janë si më poshtë (shih dhe fotot në galerinë e mëposhtme):
Facebook Rama: 200.000 shikues; 1692 shpërndarje; 10.349 pëlqime.
Facebook Basha: 93.000 shikues; 441 shpërndarje; 3700 pëlqime.
Facebook LSI: 20’000 shikime; 280 shpërndarje; 939 pëlqime.
Më poshtë po ju sjellim grafikët dhe fotot e audiencës në kohë reale për secilën intervistë (TV+Facebook)