Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria shqiptare mbështet vendimin e Presidentit Trump për sulmin në Siri

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati mbështet vendimin e Presidentit amerikan, Donald Trump për të sulmuar bazat ushtarake të qeverisë siriane.
“Bombardimet amerikane në Siri janë një përgjigje e fortë dhe e nevojshme e Administratës amerikane kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assad-it”, u shpreh Bushati.
Reagimi vjen ndërkohë që ushtria amerikane ka bombarduar një bazë ajrore të Sirisë nga ku dyshohet se ka nisur edhe sulmi në qytetin e Idlibit, që u mori jetën të paktën 72 personave me anë të përdorimit të armëve kimike.

Please follow and like us: