Spahiu: Meta të jetë kryeministër. Kosta: PS fiton zgjedhjet edhe pa LSI-në
Përplasja PS-LSI është zhvendosur në emisionin “Të Paekspozuarit” ku dy deputetë të intervistuar kanë shprehur pikpamjet e tyre mbi krizën politike.
Përparim Spahiu ka shprehur bindjen e tij se ka ardhur koha që Ilir Meta të bëhet kryeministër. “LSI ka qënë mjaft tolerante dhe korrekte me PS ndërkohë që nuk kemi marrë të njëjtën gjë nga socialistët. Mendoj se ka ardhur koha që qeveria të drejtohet nga një politikan si Ilir Meta” – u shpreh deputeti Spahiu.
Ndërsa socialisti Vladimir Kosta ka bërë thirrje që Partia Socialiste të ndahet nga LSI për zgjedhjet e 18 qershorit. “Nuk kemi patur anjëherë derën hapur në institucionet e LSI. Ata nuk kanë qënë asnjëherë bashkëpunues.” – u shpreh Kosta.
Palët kanë qënë të ndara edhe për sa i përket katër viteve që kanë kaluar. Deputeti i qarkut të Gjirokastrës, Vladimir Kosta e shikon si humbje për PS bashkpunimin me Ilir Metën. “Nëse shkojmë në zgjedhje me LSI-në, atëherë ne do biem edhe nën 60 deputetë. Nëse dalim vetëm, atëherë ne sigurojmë edhe 71 deputetë” – u shpreh Kosta.
Ndërsa deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu është shprehur i qartë për mospjesmarrjen në zgjedhje pa opozitën. “Nëse në zgjedhje shkon vetëm një parti, atëherë nuk mendoj që quhet zgjedhje, nuk ka demokraci”– u shpreh Spahiu.