Albspirit

Media/News/Publishing

Vasili: Rruga që po zgjedh Rama çon drejt autokracisë dhe diktaturës

Ministri i Drejtësisë Pertit Vasili ka lëshuar sot deklarata të forta se rruga e Ramës për të shkuar në zgjedhje i vetëm dhe pa opozitën rrezikon të çojë drejt rënies në autokraci dhe diktaturë. Dhe rënia në këtë regjim janë faktorë që “pengojnë stabilitetin, rritjen ekonomike dhe reformën në drejtësi”.

Në intervistën e tij në Neëa 24 Vasili theksoi se LSI-a është e majtë por tani vendi nuk është në zgjedhjen mes të majtës apo të djathtës, por në mes demokracisë dhe diktaturës. Ministri i tretë i drjtësisë në kabinetin Rama kritikoi edhe retorikën e kryeministrit. Ai theksoi se Rama deklaratat pro dialogut i ka shumë të zbutura ndërsa ato që shkojnë drejt konfiktit i bën me tone shumë të larta.

Vasili tha se forca e tij politike nuk mund ta kuptojë dot një fushë futbolli ku luan vetëm një skuadër. Ai i quajti një grusht të madh të gjitha “aventurat e personalizuara” për të shkuar i vetëm drejt zgjedhjeve.

Vasili përmendi raste të tjera të shtyrjes së zgjedhjeve duke hedhur poshtë qëndrimin kategorik të Ramës se 18 qershori nuk ndryshon. me ironi ai kujtoi rastet se zgjedhjet i ka shtyrë edhe Ramiz Alia në 1991 dhe Sali Berisha në 2007-ën. “Shpatullat e Ramës janë të vogla për të mbajtue destabilitetin” tha ai.

Këto deklarata janë një rritje tonesh në një shkallë më të lartë në konfliktin vrastar që ka kapluar Ramën me Metën. Ato janë gjithashtu një sinjal më shumë për ndarjen e tyre të pakthyeshme. Duket sikur palët tashmë po presin vetëm momentin se kush do e shpallë i pari divorcin.

Please follow and like us: