Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Rakipi e nxjerr Ramën bllof, e kap në gënjeshtër

Pasi ka folur për një orë me radhe se gazetarët gënjejnë, se mediat e kazanit shpikin lajme, se ato e prodhojnë vetë realitetin, Edi Rama është kapur në gënjeshtër flagrante për vendet e punës së hapura. Rakipi e pyeti se si është e mundur që ministri i tij i financave thote se në Shqipëri janë hapur 300 mijë vende pune, kurse Banka Botëore raporton se nga viti 2010 në të gjithë Ballkanin Perëndimor janë hapur gjithësej 300 mijë vende pune. Rama ka filluar prapë me refrenein: “Ti gënjen, kjo është një gënjeshtër tjetër, këto janë shpifjet e kuzhinës mediatike….” Sikur të mos mjaftohej me këtë Rama tha se e shkarkonte ministrin e tij nëse Ylli Rakipi ia provonte këtë gënjeshtër si të vërtetë. Nuk zgjati shumë dhe regjia e emisionit nxorri me video, (zë dhe figurë) Arben Ahmetajn tek Top Story i Sokol Ballës të deklaronte se në Shqipëri në perudhën e rilindjes u hapën 180 mijë vende pune, plus 130 mijë në buqësi. Pra më shumë sesa 300 mijë vende pune, tha Ahmetaj.

Kur Rama u përball me këtë fakt, pasi bëri një grimasë në fytyrë tha se ai nuk e kishte fjalën për vendet e punës në bujqësi.

Video:
Please follow and like us: